
Trajneri i ri i Partizanit Skënder Gega ka filluar menjëherë nga puna me ekipin në stërvitje për të rikuperuar çdo boshllëk te të "kuqtë". Gjithsesi "timonieri" i ri i "demave" nuk ka harruar bashkëpunëtorin e tij në aventurën që pati në Kuvajtin e largët përpara dy sezonesh ku trajnoi skuadrën e Al-Jahra.
"Dua të falënderoj këtë njeri. Gud Tafaj, trajneri më i mirë i portierëve në Shqipëri. Ishte një nder i madh të punoja me ty. Të uroj gjithë të mirat", ishte mesazhi i trajnerit Gega ndaj ish-trajnerit të portierëve te Kukësi. Ndoshta ky është dhe një sinjal i Gegës ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij për t'iu bashkuar te Partizani si stërvitësi i "gardianëve".
Gega dhe Tafaj punuan për një vit gjatë sezonit 2015-2016 në ligën Kuvajtjane me ekipin e famshëm vendas. Mbetet për t'u parë nëse do të ribashkohen, këtë rradh në Tiranë.
[gallery columns="1" size="full" ids="248238"]