
Paris Saint-Germain ia doli që të fitonte trofeun e UEFA Champions League për herë të parë në histori. Skuadra franceze mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Interin, në finalen e luajtur në “Allianz Arena”.
Në përfundim të duelit nuk kanë munguar meme-t dhe ironitë. Një ndër to, i cili bëri diçka të tillë ishte edhe ministri i Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Taulant Balla. Ky i fundit krahasoi 5 golat e PSG-së me numrin 5 që kishte Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Madje, Balla postoi edhe një foto të liderit të demokratëve, Sali Berishës me bluzën e Interit. Teksa krah kësaj foto, shkruhej: Nuk njohim rezultatin. Një ironi e fortë kjo nga ministri Balla, për zgjedhjet e 11 majit, të cilat PS-ja i fitoi bindshëm përballë PD-ASHM.
Postimi i Taulant Ballës: