
Pas “dështimit” në zgjedhje, ku forca politike që ai drejton vendosi që të tërhiqej nga koalicioni PD-ASHM, pasi këta të fundit nuk plotësuan kërkesat e tij, ish-deputeti Selami Jenisheri është “hedhur” në një tjetër fushë, në atë të blertën.
Pak para ndeshjes Shqipëri-Serbi, ku të gjithë shqiptarët do të jenë sy e veshë nga kryeqyteti, i cili do të kthehet në një “arenë”, Jenisheri ka vendosur që “t’i lehtësojë punën”, trajnerit të kombëtares, Sylvinho.
Ai i është drejtuar me një letër brazilianit duke i kërkuar që ta lërë ta ndihmojë në fazën përgatitore të djemve kuq e zi. Jenisheri pretendon se disponon një lloj stërvitje të veçantë e cila është në nivel më të lartë se ajo e FIFA-s dhe sipas tij do t’u mundësojë “shqiponjave” fitoren më 7 qershor në Arenën Kombëtare.
“E kuptoj veshtiresine Tuaj qe ta besoni, por eshte nje e vertete e madhe, qe do ta shohesh vete per 3-4 dite futbollistet e fitojne ate shprehi per ta ekzekutuar ne loje.
Me shprese se keni deshiren Tuaj te padiskutueshme per ta fituar ndeshjen Shqiperi - Serbi do te plotesoni kerkesen time qe futbollistet te njihen me kete progress, e ndeshja sigurisht te fitohet me rezultat te mire nga Shqiperia”, shkruhet në letrën që Jenisheri i ka dërguar Sylvinhos.
Letra e plotë:
"Nderuar Zoti Sylvinho Mendes Campos
Une jam Selami Jenishehri Deputet i Kuvendit te Shqiperise i legjislacionit te IX te Republikes se Shqiperise dhe trainer futbolli (ish keshilltar I trajneritte ekipit kombetar te Shqiperise. Ngaqe kisha nxjerre nje lloj stervitje per me aftesue futbollistat teknikisht e qe me porosi te FSH.F u eksperimentua dhe doli qe ishte ne nivel shume me te larte se ajo qe publikonte FIFA dhe qe e dini Juve.
Meqenese ndeshja me Serbine eshte e nje rendesie dhe politike e nje rendesie te vecante dhe futbollistet shqiptare qe ju keni ne dispozicion nuk kane si ta dijne, po ju lutem te me jepni mundesine te ju a ve ne dispozicion futbollisteve (sidomos sulmues, por jo vetem) qe te bej qe 100% ndeshjen ta fitojme me Serbine.
E kuptoj veshtiresine Tuaj qe ta besoni, por eshte nje e vertete e madhe, qe do ta shohesh vete per 3-4 dite futbollistet e fitojne ate shprehi per ta ekzekutuar ne loje.
Me shprese se keni deshiren Tuaj te padiskutueshme per ta fituar ndeshjen Shqiperi - Serbi do te plotesoni kerkesen time qe futbollistet te njihen me kete progress, e ndeshja sigurisht te fitohet me rezultat te mire nga Shqiperia."
