
I kemi parë në fushën e blertë të duelojnë mes tyre, madje duke dhënë gjithçka në fushën e blertë, pasi janë të dënuar përjetësisht për të fituar derbin. Megjithatë kjo mbetet vetëm në fushën e blertë, pasi jashtë fushe lojtarët e Tiranës me të Partizanit janë miq mes tyre. Këtë e tregon edhe Ilir Hoxholli, i cili zbulon gjestin fisnik që kanë bërë futbollistët e skuadrave të kryeqytetit. Ata i janë bashkuar nismës "Dhuro Dashuri" dhe falë kontributeve të tyre është arritur të shpëtohet jeta e një nëne.
"Një nënë u rikthye përsëri tek fëmijët e saj.
Faleminderit Spitalit Amerikan, lojtarëve të Tiranës dhe të Partizanit. Të gjithë bamirësve që kontribuan, të gjithë atyre që e shpërndanë në profilet e tyre, vetëm bashkë mund t'ia dalim për të bërë që në këtë vend të ketë lajme të mira... Zoti ju shpërbleftë", shkruan Ilir Hoxholli në llogarinë e tij në facebook.
[gallery columns="1" size="full" ids="97823"]