Nuk kishte si të ndodhte ndryshe për Jasir Asanin. Vazhdimi i aventurës me Aik është ‘’qershia mbi tortë'’ për ish-sulmuesin e Partizanit që ka bindur drejtuesit e klubit suedez. Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, Asani duket mjaft i lumtur gjatë stërvitjes së zakonshme.
Përshtatja me ekipin ka ardhur, gjë që ka bërë që të jetë i rëndësishëm në ato shanse të cilat i janë dhënë. AIK po vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Orebro, e cila luhet me datën 14 qershor. Synimet janë të qarta, duke ditur edhe objektivat sezonal që ka vendsour ekipi suedez.

Galeria fotografike ()
Poll