Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

FOTO/ Replika dhe kundërpërgjigje në distancë, Materazzi "thumbon" Ibrahimovic pas deklaratës së tij: Pa ty nuk do e fitonim Champions Leaguen

Shkruar nga NEWSPORT

Zlatan Ibrahimovic është gjithëmonë në qendër të vëmendjes. Edhe kur nuk e bën një gjë të tillë në fushën e lojës, sulmuesi suedez e bën me deklaratat e tij. Ditën e sotme në një intervistë të dhënë për revistën GQ, Ibra u shpreh ndër të tjera për një ndërhyrje të tij ndaj Materazzit në një derbi Milan-Interi. Sulmues shprehet se kishte pritur 4 vjet për të goditur ish-mbrojtësin zikaltër pasi më parë kishte qenë Materazzi që e kishte nxjerrë nga loja për shkak të ndërhyrje të rëndë.

"Në një derbi të Italisë, Juventus-Inter të vitit 2006, m'u desh të dilja nga fusha pas një ndërhyrjeje vrasëse të Materazzit. Pasi kalova te Milani, gjatë derbit, në pjesën e dytë, e godita Materazzin me një lëvizje takëondoje. E dërgova në spital. Stankovic m'u afrua dhe më pyeti përse e bëra. Dhe unë iu përgjigja: Kam pritur katër vite për këtë moment, ja pse."

Nuk ka munguar as përgjigja e ish-mbrojtësit italian të Interit që pas kësaj deklarate ka thumbuar Ibran. Materazzi ka publikuar në Instagramin e tij një foto nga fitimi I Champions League dhe në statusin e tij është shprehur:

"Veni... Vidi.... Vici (Erdha... Pashë.. Fitova)!!! Gjithmonë e sidoqoftë FALEMINDERIT Ibrahimovic! Pa ty, nuk do ta kishim fituar kurrë.", dhe në postimin e tij ka bërë tag edhe Eto, pasi ishte ky shkëmbimi mes Barcelonës dhe Interit me Ibran që përfundoi në Barcelonë dhe Eto në Milano.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga