Babai i Milot Rashicës nuk ngurron të tregojë respektin ndaj Kombëtares kuqezi dhe trajnerit De Biazi, edhe pse djali i tij nuk u përfshi në skuadrën tonë përfaqësuese në "Euro 2016" dhe më pas zgjodhi të luante për Kosovën.
Përmes një fotoje kur djali i tij feston më duart në formën e shqiponjës, Nexhmedin Rashica shkruan në Facebook: "Milot Rashica, përgjigjja nga familja Rashica për De Biazin. Ne çdo herë do të kemi respekt për të, se na udhëheq Kombëtaren. Një foto sa 1000 fjalë".
Poll