Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj është nostalgjik për ekipin e tij nga koha e pjesëmarrjeve në Europë. Numri një i bardhekuqve ka postuar një foto me presidentin e rizgjedhur të Barcelonës, Johan Laporta. Dukshëm për t'i uruar suksese edhe një herë si kreu i Barcelonës, Takaj ka ndarë një kujtim me spanjollin.
Foto e Takaj me Laportan vjen në një kohë kur korçarët janë në një periudhë të vështirë pas dënimit nga FIFA dhe renditjes jo të favorshme në Superligë, teksa Takaj ka dhënë një sinjal mosdorëzimi për arritjen e objektivit sezonal.

Poll