Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Plas gallata në rrjetet sociale, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Tirana krahasohen me nxënës shembullorë, por...

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Plas gallata në rrjetet sociale, Kukësi, Skënderbeu,

Dy javë nga fundi, gara në Superiore është tejet emocionuese si në fundin e tabelës, por edhe për luftën për titull. Lojë të bukur, por edhe akuza për arbitrimin ka prodhuar ky sezon që do të ulë siparin pas dy javësh. Pikërisht për këtë, në rrjetet sociale kanë zgjedhur të ironizojnë situatat e katër skuadrave: Kukësit, Skënderbeut, Partizanit dhe Tiranës.

Tre ekipet e para janë në luftë për titull, ndërsa bardheblutë shpresojnë mbijetesën. Duke u bazuar edhe në ato ç'ka është folur përgjatë gjithë sezonit, në një foto të postuar në rrjetet sociale, të katërta këto skuadra krahasoheshin me një model të një nxënësi në shkollë.

Për Kukësin shkruhej: "Ai që mëson, por prapë mësuesit e mbajnë me hatër".

Kampionët e Korçës krahasoheshin me këtë model: "Ai që nuk flet, kopjon pak, por të gjithë mësuesit e lavdërojnë".

Për Partizanin kishin zgjedhur: "Ai që zihet me mësuesit për notën, por mësuesit e kanë inat pse ankohet dhe e dënojnë".

Ndërsa për Tiranën shkruanin: "Ai nxënësi që thonë: "Është i zgjuar, por nuk ka vullnet për të mësuar".

[gallery columns="1" size="full" ids="111235"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga