Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ Pësoi dëmtimin horror, kapiteni i Frankfurt: Ia vlejti sakrifica për trofeun

Shkruar nga NEWSPORT

Frankfurt mori dje trofeun  e Europa League, pas finales së fituar 5-4 me penallti ndaj Rangers. Ndeshje e fituar me sakrifica nga gjermanët, të cilët fillimisht ishin në disavantazh, më pas barazuan 1-1 në kohën e rregullt. Shtesat nuk prodhuan gola dhe gjithçka u vendos me penallti, nga ku gjermanët ishin më të saktë.

Takim i vështirë dhe për kapitenin e ekipit Sebastian Rode, i cili u godit në kokë nga John Lunstram. Dëmtimi ishte horror për Rode i cili u detyrua ta qepte kokën, për të vazhduar ashtu deri në minutën e 90. Kapiteni i gjermanëve tregoi vendosmëri dhe në fund arriti të ngrejë trofeun.

Pas ndeshjes postoi në instragram foto të tijën, me përshkrimin: “Gjëja më e rëndësishme është ta marrësh çfarë dëshiron. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, shkruan ai shoqëruar me foton e tij ku duket i dëmtuar.

Rode pas fitimit të trofeut.
Postimi i gjermanit në Instagram

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga