
Skuadra e Partizanit ka udhëtuar në qytetin e Cërrikut për të dhuruar për familjet në nevojë dhurata për festat e fundvitit. Futbollistët dhanë mesazhin human për të ndihmuar personat në vështirësi.
"FK Partizani me rastin e festave të fundvitit ishte sot prezent në qytetin e Cërrikut.
Pjesëtar të stafit dhe titullarë të ekipit në bashkëpunim edhe me aktivistët 'Grupimi 5 Plus Cërrik' dhuruan sot pako me ushqime dhe veshje në këtë të diel të fundit të 2018-së duke i ardhur në ndihmë familjeve në vështirësi nën moton 'Bamirësia nuk të varfëron'. Falë këtij aktiviteti i cili nuk është i vetmi, përfaqësuesit e kuq përcollën mesazhin human për të qenë sa më pranë njerëzve në nevojë në prag të vitit të ri. Një vizitë e këndshme ka rezultuar edhe për fëmijët, të cilët kanë patur mundësi të takojnë dhe përqafojnë nga afër lojtarët e skuadrës të cilën simpatizojnë."