
Oumar Toure është padiskutim një nga goditjet më interesante të arritura nga një klub shqiptar në këtë merkato vere, me mesfushorin në pronësi të Juventus që do të vihet në shërbim të Kukësit për një sezon.
19-vjeçari pritet të prezantohet zyrtarisht sot te verilindorët së bashku me blerjen tjetër Ardian Cuculi, megjithëse raportohet se mesfushori ka nisur stërvitjen nën urdhërat e Armando Cungut menjëherë pas mbërritjes në Tiranë.
Por interesant është fakti se Toure para një jave ishte në stërvitje me ekipin e parë të Juventus pas kthimit nga huazimi i sezonit të fundit në Austri. Ai pati kështu fatin dhe luksin të stërvitej për pak ditë së bashku me Kristiano Ronaldon, e padiskutim nuk mund të mungonte dhe një foto me "yllin" portugez.
[gallery columns="1" size="full" ids="267517"]
[gallery columns="1" size="full" ids="267188"]