
Merkato në Itali mbyllet ditën e sotme në orën 18:00, me ekipet që po bëjnë lëvizjet e fundit në përpjekje për të konsoliduar grupin e lojtarëve në dispozicion.
Mbërritja më e fundit në Serinë A është te klubi i Torinos, i cili ka arritur akordin me Nantes në Francë për huazimin për një sezon të mbrojtësit Koffi Djidji. 25-vjeçari do të kalojë në formë huazimi te torinezët për një sezon, me opsion blerjen e tij në fund për 3,15 milionë euro.
Djidji është një qendërmbrojtës mjaft i fortë fizikisht, ndërkohë që ka qenë pjesë e kombëtares së vendit të tij të origjinës Bregu i Fildishtë në disa ndeshje miqësore.
[gallery columns="1" size="full" ids="268857"]
Poll