Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Opsion për Superioren, ish sulmuesi i Flamurtarit: Faleminderit Zot

Shkruar nga NEWSPORT

Danilo Alvesh do të mbahet mend gjatë në kampionatin shqiptar. Sulmuesi brazilian kontribuoi për Flamurtarin duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të vlonjatëve. Prej 3 vitesh është larguar nga Shqipëria duke kontribuar në Indonezi.

Së fundmi është transferuar te skuadra e Chonburit. Kujtojmë që 31-vjeçari luajti për 4 sezone te vlonjatët duke u shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm. U aktivizua në 83 ndeshje me kuqezinjtë duke arritur te shënojë 17 gola.

Në këtë merkato vere u përfol sërish për t'u kthyer në elitë, por deri tani s'ka asgjë konkrete. Së fundmi ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falënderon Zotin për mundësitë e dhëna në jetë.

Postimi i Danilo Alvesh
Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga