Oliver Kahn është një nga legjendat e Bajern Mynih me të cilin fitoi shumë tituj në Bundesligë, por edhe një Champions League.
Tashmë në rolin e analistit sportiv në televizionin gjerman "ZDF", ish-kapiteni i Gjermanisë nuk nguron të tregohet edhe nostalgjik përmes fotove që poston në Facebook.
E tillë ka qenë edhe ajo e postuar nga Oliver Kahn pak minuta më parë.
Një duel mes tij dhe Giovani Elber, në kohën që sulmuesi brazilian luante me Shtutgartin.
Siç duket edhe nga fotoja, të dy në këtë moment nuk kanë qenë me nerva të qeta, ndërsa Kuffour që mundohet t'i qetësojë.
Ndërkohë mbishkrimi që shoqëronte foton e postuar nga Kahn ishte: "Në atë kohë kur Elber nuk e dinte se në të ardhmen do të vishnim të njëjtën fanellë".
Pas Shtutgartit, sulmuesi brazilian luajti për 6 sezone me Bajern Mynih, ku zhvilloi 169 ndeshje dhe shënoi 92 gola, duke ndihmuar bavarezët të triumfonte në Champions League në 2001-shin.