Bayern Munich që prej largimit të Jurgen Nagelsmann duket se nuk po gjen qetësi. Pas eliminimit nga Champions League, Kupa e Gjermanisë dhe zbritja në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit nuk janë të vetmet probleme që ka ekipi bavarez.
Tashmë lojtari francez i tyre është në telashe të mëdha. Bëhet fjalë për Lucas Hernandez, i cili është zbuluar nga gruaja e tij. Amelia Lorente e ka zbuluar tradhëtinë që i bën futbollisti, me këtë të fundit që kishte lëvizur për në Milano për të ndjekur nga afër sfidën mes Milan dhe Lecces, me kuqezinjtë luan Theo Hernandez.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Amelia ka shkruar: “ Nuk mund të luash me dy porta Lucas Hernandez. Po ta dhuroj Cristina Buçinon. Mos harro që ke edhe dy fëmijë që nuk vjen kurrë për t’i takuar”. Gjithashtu menjëherë modelja ka fshirë edhe foto që kanë së bashku.
[caption id="attachment_689792" align="alignnone" width="281"] Postimi i Amelias Lorente per Lucas Hernandez[/caption]
[caption id="attachment_689793" align="alignnone" width="300"] Amelias-Hernandez[/caption]
[caption id="attachment_689794" align="alignnone" width="300"] Cristina Buccino e dashura e Lucas Hernandez[/caption]