Marash Kumbulla ishte një nga më të mirët në fushë në ndeshjen mes Romës dhe Cagliarit, e përfunduar 1-0. Lojtari shqiptar është bërë pjesë e formacionit të javës dhe lajmin e ka bërë publik vetë ai në rrjetet sociale.
Mbrojtësi i njohur mori edhe komplimentet e trajnerit të kryeqytetasve, Mourinho, i cili nuk u kursye me deklarata pas takimit të javës së 22-të të kampionatit.
Kumbulla ka luajtur 21 ndeshje në sezonin e parë, ndërsa në edicionin e dytë ka zhvilluar 8 ndeshje. Futbollisti i Kombëtares shqiptare nuk u preferua shumë në fillim, por me kalimin e kohës, filloi të merrte minuta të rëndësishme.

Poll