Portieri i Kosovës, Arijanet Muric duket se po e shijon në maksimum jetesën e tij në Angli. Rrogat e futbollit anglez janë marramendëse dhe futbollisti shqiptar me plot të drejtë po shijon parat që ka fituar me paraqitjet e tij me Burnley. Sipas SalarySport, rroga e dardanit është rreth 30 mijë euro në javë, plot 1.6 milionë euro në sezon duke qenë ndër 5 futbollistët më të paguar në skuadër.
[caption id="attachment_690684" align="alignnone" width="300"] Arijanet Muric[/caption]
Pak javë më parë bëri bujë në media për shpenzimet e çmendura në lokale nate pas festës së ngjitjes në Premier League. Muric shpenzoi plot 36 mijë euro duke qerasur gjithë lokalin dhe miqtë e tij ndërsa la edhe një bakshish prej 10 mijë eurosh për kamarierën që i shërbeu.
Ditën e djeshme, Muric ka ndarë një foto teksa ecën në rrugët e Anglisë në Lambroghinin e tij. Jo keq për një djalosh të lindur në Zvicër nga prindër emigrantë shqiptarë.