Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

FOTO/ Neymar bëhet baba për herë të dytë, sulmuesi i PSG-së dhe partnerja e tij ndajnë lajmin e bukur me fansat

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Neymar bëhet baba për herë të dytë, sulmuesi i
Neymar dhe e dashura e tij, Bruna Biancardi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Futbollisti brazilian dhe modelja e njohur, ndanë një postim të përbashkët në Instragram duke zbuluar kështu edhe lajmin e gëzueshëm për fansat e tyre. Çifti ndau një sërë fotografish të ëmbla që tregonin barkun e rrumbullakosu të Brunës, teksa Neymar e përqafon ëmbël dhe e puth barkun e saj. Krahas fotove çifti ka shkruar se mezi presin që ta kenë në krah. “Ne ëndërrojmë jetën tënde, planifikojmë ardhjen tënde dhe e dimë se ti je këtu për të shtuar dashurinë tone. Do t'i bashkohesh një familjeje të bukur, me një vëlla, gjyshër, xhaxhallarë dhe halla që tashmë të duan shumë! Eja së shpejti, ne po të presim!  Para se të të formoja në barkun e nënës, të zgjodha, para se të lindesh të kam veçuar si gjënë më të mirë”, janë fjalët e përzgjedhura nga çifti. Kujtojmë se sulmuesi i PSG-së ka qenë i fejuar me 28-vjeçaren, kun ë gushtin e vitit të kaluar i dhanë fund lidhjes së tyre, për t’u ribashkuar sërish më të dashuruar se kurrë. Gjithashtu 31-vjeçari është baba i një djali 12-vjeçar të quajtur Davi Luça të cilin e ka me ish të dashurën, Carolina Dantas.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga