Ditën e sotme në Vlorë do të luhet një ndeshje shumë interesante, pasi Flamurtari pret në shtëpi Skënderbeun, e vlefshme për javën e 22 të Superiores. Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", kampionët e vendit shkruajnë se janë gati për këtë ndeshje.
"Sot, 17:00, Ujqërit zbresin në stadiumin 'Flamurtari' për 3 pikët e radhës"!
Kutjojmë që skuadrat për momentin në tabelën e klasifikimit ndodhen vetëm me 3 pikë diferencë. Flamurtari ndodhet në vendin e 6 me 30 pikë, kurse Skënderbeu në vendin e 4 me 33 pikë.

Poll