FOTO/ Në Spanjë janë të “dashuruar” pas Vedat MURIQIT, një tifoze bën gjestin e çmendur për sulmuesin “Dardan”
Shkruar nga NEWSPORT
Vedat Muriqi është kthyer në idhullin e tifozëve të Mallorcas. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës po zhvillon një sezon fantastik në La Liga, ku golat e tij po japin pikë të rëndësishme skuadrës spanjolle.
Të gjithë në Mallorca janë “dashuruar” pas lojtarit “Dardan” dhe për ta dëshmuar këtë ka menduar një tifoze, e cila ka bërë tatuazh emrin e Muriqit.
“Muajin tjetër kam ditëlindjen por tashmë po i bëj një dhuratë vetes. Ju thashë që e kisha menduar mirë dhe premtimi u realizua. Vedat Muriqi unë tashmë ju mbaj në lëkurën time përgjithmonë, pavarësisht të gjithave”, shkroi Marga në “Twitter”.
Ajo gjithashtu e mban në fotografinë e profilit në llogarinë e saj, një fotografi me Muriqin. Sulmuesi e ka parë këtë postim dhe e ka shpërndarë gjithashtu në “Twitter”, duke shkruar: “Nuk mund të besoj. Faleminderit”.