Ditën e djeshme ishte festa e Shën Valentinit që ndryshe njihen si dita e të dashuruarve. Kësaj dite nuk i ka shpëtuar as bota e futbollit, ose më saktë një prej lojtarëve të Kombëtares dhe partnerja e tij.
Myrto Uzuni njihet prej kohësh me lidhjen që ka me Uarda Hysenin, me këtë të fundit që e përkrah kudo sulmuesin e Granadas. Por nuk kishte si të mungonin edhe dhuratat për Shën Valentin.
[caption id="attachment_723782" align="alignnone" width="416"] Uarda Hyseni dhe Myrto Uzuni[/caption]
Me anë të një foto të publikuar në Instagram, Uarda tregon dhuratën e shtrenjtë që i ka bërë Uzuni. Një çantë e një marke të njohur si Louis Vuitton që kushton plot 1760 euro. Por për futbollistin paratë nuk kanë rëndësi kur vjen puna që të bësh të lumtur njeriun e zemrës.
[caption id="attachment_723783" align="alignnone" width="403"] Dhurata që Myrto Uzuni i ka bërë partneres[/caption]