
Vitet e fundit, Skënderbeu është një nga skuadrat që po bën diferencën në kampionatin shqiptar. Korçarët kanë arritur të kualifikohen dy herë edhe në Kupat e Europës. Pikërisht për këto arritje, ka arsye të krenohet edhe mjeku i ekipit, Jorgo Pantazi.
Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: "KF Skënderbeu. Nuk është vetëm një emër i madh. Është fanela më e madhe për ne, ka lojtarët më të mirë. Është shtëpia jonë", shkruan ai.
Në një kohë kur ambienti korçar është i trazuar nga vendimi i UEFA-s për t'u përjashtuar për 10 vitet e ardhshme, është Jorgo Pantazi që zgjedh të krijojë një atmosferë pozitive.
[gallery columns="1" size="full" ids="226821"]
Poll