Kukësi ndodhet në Antalia për një mini-fazë përgatitore. Skuadra verilindore ka nisur të marrë ngarkesën e planifikuar nga stafi teknik. Megjithatë sot ka qenë një ditë paksa ndryshe nga të tjerat, sidomos për mesfushorin Edon Hasani.
Ky i fundit ka festuar 25-vjetorin e tij dhe ka marrë urime nga të gjithë shokët e skuadrës, por edhe miqtë e tij. Shkodrani ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook, ku shfaqet me të gjithë lojtarët e Kukësit me nga një Red-Bull në dorë.
” Faliminderit gjitheve per urimet. Ju dua shumë”, shkruan Hasani në diçiturën e fotos.