Elhan Kastrati po shkëlqen në kampionatin italian me Citadellën, por gjithashtu edhe jashtë fushës së blertë. Portieri i kombëtares shqiptare është prej disa vitesh në një romancë me bukuroshen Laura Camplone.
Çifti ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqen më të dashuruar se kurrë. “Gardiani” duket i lumtur në krahët e saj ku nuk kanë kursyer as puthjet në buzë duke e ndarë me ndjekësit e tyre.
Kujtojmë që Kastrati është pjesë e kombëtares shqiptare ku është grumbulluar disa herë në radhët e kuqezinjve. Tashmë pritet të shihet nëse diçka të tillë do ta bëjë edhe trajneri Sylvinho me kuksianin që luan në Seria B.
[caption id="attachment_678679" align="alignnone" width="629"] Postimi i Kastratit[/caption]