Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ "Më ngeli merak goli i 4-të", Greca "kunja" për trajnerin Mezanin: Kemi edhe 3 ndeshje të tjera, nëse do jetë akoma aty

Shkruar nga NEWSPORT

Feronikeli e nisi sezonin e ri me një fitore të thellë 4-0 ndaj Gjilanit. Protagonisti kryesor në këtë ndeshje ishte padyshim, Bedri Greca që shënoi 3 herë në portën e ish-skuadrës së tij. Sulmuesi sezonin e kaluar ishte pjesë e Gjilanit, por trajneri Mezani nuk e dëshironte më në skuadër duke e larguar në janar.

Ditën e sotme, Greca është "hakmarrë" duke shënuar 3 herë, ndërsa "thumbimet" vazhdojnë edhe në rrjetet sociale. Është menaxheri i tij Franci Bode që shkruan se i ka ngelur qejfi që nuk shënoi edhe golin e 4-të personal. Nuk ka vonuar përgjigja e lojtarit, "Kemi edhe 3 ndeshje të tjera, nëse do të jetë akoma aty", shkruan Greca në postimin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga