Arinaldo Rrapaj është padyshim një nga “yjet” e Superiores. Lojtarin e Partizanit jemi mësuar ta shohim duke shënuar brenda në fushën e lojës, por “Topi i Artë” i vitit 2023 ka bërë gol edhe jashtë tapetit të gjelbërt.
Me anë të një fotoje të postuar në profilin e tij në "Instagram", Rrapaj shihet pranë partneres së tij bukuroshe. Futbollisti 22-vjeçar, krah fotos nuk ka “kursyer” edhe një emoji zemre, duke u munduar që t’i shprehë në çfarëdolloji mënyre ndjenjat që ka për të.
Një foto është tepër e bukur, teksa futbollisti që duket më i dashuruar se kurrë dhe partnerja e tij vështrojnë njëri-tjetrin me sytë që shkëlqejnë.
[caption id="attachment_719767" align="alignnone" width="457"] "InstaStory" i Arinaldo Rrapajt[/caption]