Milinkoviç Saviç po kalon një formë të shkëlqyer, si në fushë me Lazion ashtu edhe jashtë saj. Këtë gjë e tregojnë fotot e postuara në rrjetet sociale nga e dashura e tij, Natalija Iliç. Serbi duket mjaft i lumtur dhe fitoren me Interin e ka festuar pikërisht me vajzën që ka përkrah.Jo vetëm kundër zikaltërve, por festë ka pasur pas çdo fitoreje, qoftë me një kundërshtar të zakonshëm .
Duhet thënë se futbollisti nuk është aq aktiv vetë në instagram por e dashura nuk përmbahet dot duke postuar shumë foto me të. Ekipi i mesfushorit, Lazio po zhvillon një sezon fantastik. Kryeqytetasit janë në lufë për të fituar kampionatin, me Interin dhe Juven që luftojnë për të njëjtën gjë.

Galeria fotografike ()
Poll