Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

FOTO/ Mauro ICARDI harron Wanda NARAN, sulmuesi në një romancë të re dashurie? Flet modjela e njohur

Shkruar nga NEWSPORT

Mauro Icardi është shpesh herë në qendër të mediave, jo për paraqitjet e tij në fushën e blertë, por për historitë e dashurisë. Nga një lidhje në tjetër. Sulmuesi duket se ka gjetur mbështetjet tek krahët e një tjetër bionde, teksa ndarja me Wanda Nara duke se është harruar tashmë.

Icardi raportohet se ka nisur një histori të re dashurie me Floppy Tesouro, me dyshen që janë parë të kalojnë një mbrëmje të këndshme në një klub të njohur në Buenos Aires.

Mauro filloi menjëherë ta ndiqte modelen në Instagram, ndërsa Tesouro nuk ia ka kthyer ende “folloë”. Futbollisti i ka dhënë “like” edhe një fotoje sensuale të Floppy me bikini.

Megjithatë, vetë Tesouro ka sqaruar gjithçka. “E kuptoj që të qenit beqar i gjeneron këto gjëra, por ishte thjesht një foto me miqtë. Ne u takuam në Tequila, ndamë të njëjtën tryezë, sepse kemi miq të përbashkët. Mauro është një person shumë tërheqës, por dua të qëndroj jashtë situatave të caktuara. Ai është në proces ndarjeje të plotë, unë preferoj të qëndroj jashtë tyre” – shtoi më tej Floppy.

Kur gazetarja kërkoi një mendim për situatën mes Icardit dhe Wanda Nara, ajo u përgjigj: “Jam shumë e respektueshme si grua dhe si nënë. Preferoj ta shmang temën, që të mos keqkuptohem”. Floppy Tesouro, emri i vërtetë Florencia, është një modele dhe influencuese 37- vjeçare argjentinase. Ajo mori pjesë në “Gran Hermano”, ‘reality show’ që i dha një popullaritet të madh.

[caption id="attachment_673447" align="alignnone" width="300"] Floppy Tesouro-Mauro Icardi te fotografuar se bashku ne nje klub ne Argjentine[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga