Real Madrid ia doli të fitonte dje në "Santiago Brnabeu" 2-1 kundër Sevillas. Një dygolësh i Casemir i dha tri pikët e radhës ekipit të Zidan, që është në konkurrencë të vazhdueshme me Barcelonën për kreun e La Ligas. Tej fitores, një gjes i shëmtuar u vu re mbrëmjen e djeshme në Madrid.
Gjatë zëvendësimit të Marcelo në minutën e 71, tifozët e Real kanë fërshëllyer lojtarin e tyre, pavarësisht se ai ka fituar çdo gjë të mundshme me fanellën e "Galaktikëve". Braziliani Marcelo nuk është parë i lumtur pas brohorimave kundër tij, duke u fotografuar me lot në sy gjatë qëndrimit në pankinë.

Poll