Blerim Kotobelli dhe Emiljano Vila duket se ruajnë marrëdhënie të mira dhe pas largimit të këtij të fundit nga Shqipëria. Vila është larguar nga Shqipëria dhe tani luan për Kërkyrën. Në një foto të postuar në rrjetët sociale nga vetë mbrojtësi ai shihet se është duke kaluar një kohë të bukur në shoqrinë e ish-mesfushorit të Kombëtares shqiptare.
Kujtojmë se të dy lojtarët kanë lujatur bashkë të Partizani dhe nga kjo foto kuptojmë se e kanë ruajtur miqësine me njeri-tjetrin. Me siguri në këtë takim ata kanë kujtuar dhe kohërat e bukura që kanë kaluar te klubi i kuq. Kotobelli e mbylli sezonin te Flamurtari dhe është ende në pritje për të mësuar ku do të luajë në sezonin e ri.

Blerim Kotobelli dhe Emiljano Vila