Skuadra e Chievos duhet të llogarisë për dy javë mungesën e mesfushorit shqiptar Përparim Hetemaj.
31-vjeçari që luan sezonin e tetë me verdheblutë ka dëmtuar brinjën e nëntë gjatë ndeshjes së fundit që veronezët u shpartalluan nga Fiorentina 6-1. Ekzaminimiet mjekësore nxorën se futbollisti i Finlandës nuk do të jetë i gatshëm për dy javë për Chievon.
Ai ka lindur në Skënderaj të Kosovës në 1986, por pas dy vitesh familja e tij emigroi në Finlandë kur ai ishte 6 vjeç. Hetemaj ka luajtur me ekipin kryesor të Finlandës HJK, më tej në Greqi me AEK-un e Athinës, në Holandë me Twenten dhe Itali me Brescian e Chievon.
Poll