
Kohët e fundit situata politike në vendin tonë nuk ka qenë e qetë, por tashmë opozita është dakortësuar me mazhorancën dhe në 25 qershor do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Së fundmi në kabinetin qeveritar pati lëvizje në disa ministri, ku ndër ta ishte emërimi i Dritan Demirajt në krye të ministrisë së Brendshme.
Edhe pse zakonisht lojtarët nuk përshihen me politikën, këtë radhë është sulmuesi shkodran i Partizanit, i cili ka postuar një foto në Instagramin e tij ku shfaqet më një kapele policie në kokë. Për këtë në formë batute sulmuesi i kuq shkruan: "Faleminderit ministrit për detyrën e re", përfundon ai duke treguar edhe simbolin e Partisë Demokratike, dorën me dy gishta.
[gallery columns="1" size="full" ids="112852"]