Igli Tare ka zgjedhur Shqipërinë për të shijuar pushimet e verës. Drejtori sportiv i Lazios që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me klubin italian, ndodhet në Jug të vendit tonë.
Në një foto të postuar në rrjetet sociale nga gazetari Dritan Shakohoxha, ish-sulmuesi i kombëtares sonë shfaqet me gardën e vjetër të kombëtares. Ervin Fakaj në të majtë, Shako, Tare dhe Geri Cippi që shoqërohen nga menaxheri i njohur Shkumbin Qorrmemetin duken të lumtur në shoqërinë e njeri-tjetrit.
"Pusho në Shqipëri", shkruan Shakohoxha duke promovuar në këtë mënyrë bukuritë e bregdetit shqiptar.

Poll