Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria ka mundur me rezultatin 4-2 në “Elbasan Arena”, Islandën, ndeshje e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të.
Një prej golave nga kuqezinjtë është shënuar nga Elseid Hysaj, i cili ishte i parë gol i tij me Kombëtaren, por gjithashtu edhe goli i parë në karrierën e mbrojtësit.
Anësori, sot, e ka shpërndarë këtë emocion me miqtë e tij në rrjetet sociale, por aty ka komentuar edhe ish-mesfushori i i Kombëtares, Migjen Basha, i cili në formën e një shakaje i shkruan Hysajt “kur erdhi puna të bësh gol edhe ti. Bravo”, shkruan Basha, i cili pak ditë më parë ka deklaruar edhe tërheqjen nga kombëtarja shqiptare.