“Lazia, Tirana ajër i rëndë”, shkruan baneri që mbante në duar Marash Kumbulla gjatë festimeve të djeshme dhe që ka çmendur tifozët e Lazios. Mbrojtësi shqiptar i ktheu “reston” lacialëve. Ata më parë kishin provokuar Romën me një baner të njëjtë, që të mos niseshin për në Tiranë ku mbahej finalja, por të qëndronin në Durrës.
Festa e djeshme me autobus të hapur e pa mbrojtësin e Romës dhe Kombëtares shqiptare, të mbante hapur shkrimin thumbues. Përveç këngëve pro Romës, kishte dhe kundër tyre. Kujtojmë se verdhekuqtë ja dolën të fitonin 1-0 më 25 maj në stadiumin “Arena Kombëtare” ndaj Feyenoord, sfidë e vlefshme si finale e Conference League.

              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
 
                                 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       