Mesfushori i Kukësit Besar Musolli ka kryer mbrëmjen e sotme ceremoninë e martesës. Në dasmën e tij kanë qënë të ftuar thuajse gjithë shokët e ekipit te Kukësi, të cilët nuk mund ta linin vetë Besarin në një ditë si kjo. Dasma e Musollit vjen menjëherë pas ndeshjeve europiane të Kukësit.
Dasma është zhvilluar në Kosovë dhe ndër të ftuarit ka qënë edhe ish-trajneri i Kukësit, Klodian Duro.