Kukësi ndodhet në Antalia të Turqisë ku po zhvillon një mini-fazë përgatitore. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka marrë ngarkesën e duhur, ndërsa sot zhvilloi një ndeshje miqësore kundër Kairat ku u mund me rezultat 1-0.
Po pikërisht ditën e sotme, mesfushori Edon Hasani ka bërë një postim në llogarinë e tij në facebook, ku shkruan që i mungon qeni i tij. Siç dihet shkodrani ka një lidhje të ngushtë me qenin e tij, ku shpesh herë e ka marrë me vete edhe në seancat stërvitore në Tiranë.