Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Foto/ Kryebashkiaku Erion Veliaj nderon nënkampionen Luiza Gega

Shkruar nga NEWSPORT
Foto/ Kryebashkiaku Erion Veliaj nderon nënkampionen Luiza Gega

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nderuar atleten nënkampione, Luiza Gegën, me medaljen e mirënjohjes së Bashkisë së Tiranës. Disa orë para nisjes drejt Rios, aty ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike, kryetari Veliaj ka pritur në zyrën e tij Luiza Gegën së bashku me trajnerin Taulant Stërmasi. Kryebashkiaku është shfaqur mjaft i lumtur me këtë arritje të Luiza Gegës dhe i ka uruar asaj suksese në Lojërat Olimpike.

"Këmbët e shpejta, faqebardhë. Në rastin e Luizës kjo nuk është metaforë! I dhamë medaljen e mirënjohjes së Bashkisë së Tiranës nënkampiones tonë të Europës në atletikë, e cila na bëri të gjithëve krenarë. Rrugë të mbarë e suksese kampione", shkruan Veliaj në facebook-un e tij duke shprehur në këtë mënyrë lumturinë për për sportisten që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Rios.

Kujtojmë që kryebashkiaku Veliaj është një njeri që e dashuron sportin, pasi javë pas jave organizon gara të ndryshme në sporte të shumëllojshme.

Gjithashtu me inisiativën e tij u krijua dhe "Tirana Fan Zone" në sheshin Nënë Tereza, vend i cili u shndërrua si një stadium i vogël për tifozët shqiptarë, duke marrë jehonë dhe në mediat ndërkombëtare.

Këtë herë kryebashkiaku ka zgjedhur të nderojë me medalje nënkampionen e Europës me medalje mirënjohje.

[gallery columns="1" size="full" ids="23281,23282,23290,23291,23292,23293"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga