Mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku i premton besnikëri ekipit të Arisit të Selanikut.
"Nuk do të braktis kurrë", ka shkruar Vangjeli, duke treguar një biletë për ndeshjen e Arisit në basketboll.
Vangjeli është rritur te ekipi i Arisit, ku kaluar dhe 12 vite të karrierës së tij. Mbrojtësi ndodhet aktualisht në Selanik, pasi klubet janë pushim, për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.
Poll