Erando Karabeci po shijon pushimet e dimrit së bashku me të dashurën e tij. Kapiteni bardheblu ka lënë kryeqytetin dhe së bashku me të dashurën e tij është transferuar në Kosovë në këto ditë të ftohta dimri. Sot, ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet duke bërë ski në Brozovicë të Kosovës.
Kujtojmë që brenda pak ditësh lojtarët bardheblu do të rikthehen në Tiranë, ku do të nisin edhe grumbullimin për të vijuar më pas përgatitjet për fazën e tretë të Superiores.