Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Ish-sulmuesi i Naftëtarit 'vendos kurorë' në stadium, ceremoni e veçantë dasme në Kuçovë

Shkruar nga NEWSPORT

Një set fotografik në ditën më të lumtur për ish-sulmuesin e Naftëtarit, Arsen Zylyftari, realizuar në stadiumin e Kuçovës, së bashku me bashkëshorten e tij.

Në ditën e dasmës, sulmuesi kuçovar nuk ka nguruar të fiksojë disa momente të veçanta në stadiumin 'Bashkim Sulejmani'.

I veshur jo me fanellën e Naftëtarit, por me kostumin e dhëndrrit, Zylyftari i cili aktualisht është futbollist i lirë, së bashku me bashkëshorten e tij e veshur me fustanin e nusërisë kanë realizuar një set fotografik shumë të veçantë.

Topi i futbollit dhe fanella e Naftëtarit të cilën ka mbajtur veshur sulmuesi Zylyftari gjatë kohës që aktivizohej me skuadrën kuçovare nuk kishin si të mungonin në këto foto të veçanta./ NEWSPORT.AL

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga