Mario Mandzukiç pritet të mbetet në Torino,pasi Juventus i ka ofruar kontratë të re sulmuesit.
E përditshmja italiane “Il Messaggero” raporton se klubi torinez ka vendosur ta mbajë yllin kroat.
Mandzukiç është një nga futbollistët kryesorë të Juventusit gjatë këtij sezoni.
Kurse, menaxheri i tij pritet të mbërrijë në Itali për të diskutuar detajet e fundit për vazhdimin e kontratës së Mandzukiçit në Juventus.