Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Foto/ Gazetari i njohur i del në mbrojtje Jorgjit: Më i mirë se unë, Duka apo Gjici dhe Takaj

Shkruar nga NEWSPORT

Gjyqtarin e ndeshjes Kukësi-Skënderbeu, Enea Jorgjin, e "masakruan" në rrjetet sociale për gjykim të njëanshëm në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu.

Gjyqtari dha 2 kartona të kuq për Skënderbeun, ndërsa Kukësi u shpall kampion i Shqipërisë për herë të parë në historinë e tij. Kukësi mundi Skënderbeun me rezultatin 2-0. Gazetari i njohur Edi Oga ka reaguar duke i dalë në mbojtje gjyqTarit Jorgji dhe duke dhënë një mesazh të fortë.

‘’ENEA JORGJI

Unë e njoh Enea Jorgjin më mirë se kushdo tjetër.

Ai djalë është një si ju, një si ne që besonim se me punë të ndershme, me djersë e me sakrifica mund të ndërtonim një karrierë të suksesshme profesionale në këtë vend... por kjo është e pamundur! Ky vend është i kapur peng nga të pafytyrë, nga të paaftë, nga bixhozçinj e mafiozë!

Ju garantoj me bindjen time të padiskutueshme që Enea Jorgji është një njeri më i ndershëm sesa unë, sesa Dukët, Gjicët, Takajt apo të tjerë si ata...

Atij djali i krijuan një iluzion në të cilin ai u investua pa kushte, e duan dhe e kërkojnë në Europë, por e përdorin, e fyejnë dhe e kërcënojnë në vendin e tij.

Askujt nuk i dëshiroj të vuajë 1 të 100 e asaj që ka hequr ai djalë në 10 vitet e tij si arbitër!

Enea nuk është hero! Ai nuk mund të mbante mbi supet e tij llumin e dhjetëra aktorëve të një kampionati që vetëm sport nuk mund të quhet. Ai zgjodhi të sakrifikojë karrierën e tij në shkëmbim të evitimit të pasojave shumë më të rënda.

Enea nuk do ta braktisë arbitrimin, vetëm në e shkarkofshin... ai do të dijë tu tregojë të gjithëve se vlera e mund antivlerën, se sporti e mund bixhozin dhe mafian!

Ai këtë do ta bëjë për veten e tij dhe për ne!

Unë do ta mbështes Enea Jorgjin!’, shkruan Oga në Facebook.

 

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga