Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Gafa e "Top-Channel", i humb ndeshjen Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Gafa e "Top-Channel", i humb ndeshjen Partizanit

Partizani arriti të fitojë në miqësoren e luajtur ditën e sotme në Turqi kundër skuadrës së Gabalës, por për "Top-Channel" nuk duket kështu. Në uebsajtin e kësaj medie, sfida e Partizanit me ekipi azer është pasqyruar me titullin: "Partizani humbet me azerët, aktivizohen blerjet e reja". Siç duket ky duhet të jetë një lapsus i gazetarit, pasi brenda lajmit është shpjeguar mjaft qartë ndeshja e e të kuqve në Turqi.

Kujtojmë që Partizani fitoi me rezultatin 2-1 me gol të shënuar nga Kaleb Ekuban në minutën e 45-të dhe autogol të shënuar nga lojtari i Gabalës në minutën e 86-të. Trajneri Starova aktivizoi edhe afrimet e reja në skuadër si Boniface dhe Cetkoviç, të cilët treguan sinjale pozitive në minutat e luajtura.

[gallery columns="1" size="full" ids="73160"]

 

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga