Mesditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një njoftimi të bërë në faqen e saj zyrtare, ve në dijeni të gjithë sportëdashësit se fanellat e kombëtares do të mund ti marrin më lirë. FSHF ka bërë një ofertë 1 javore nga e cila ëprfitojnë të gjithë shqiptarët.
"7 ditë me 50% ulje në dyqanin zyrtar të FSHF-së!
Tarifa të përgjysmuara duke nisur që nga dita e sotme datë 1 maj e deri në 8 maj. Të gjitha produktet e ekipit kombëtar që nga fanellat, kostumet sportive, e çdo aksesor tjetër do të mund ti merrni me 50% ulje deri në datë 8 maj.
Një ofertë fantastike kjo për një periudhë një-javore për këdo që dëshiron të ketë një bluzë të skuadrës kombëtare të futbollit, të ngjyrave e masave të ndryshme, por edhe artikuj të tjerë me logon zyrtare të FSHF-së.
Këto mund ti gjeni me 50% ulje vetëm në dyqanin zyrtar të FSHF-së përballë Ambasadës amerikane, aty ku është edhe filiali zyrtar i Federatës për artikujt e ekipit kombëtar.
Janë vetëm 7 ditë kohë për të përfituar nga një ofertë e tillë dhe për të patur tuajën atë që kërkoni dhe dëshironi nga ngjyrat e ekipit përfaqësues kuqezi."
Ja edhe artikujt që do të gjeni me ulje
Fanella e Euro 2016 50% zbritje
Aksesorët 40% zbritje
Fanella e re 30% zbritje
Çdo veshje tjetër 20% zbritje