Flamurtari luan këtë mesjavë në “Zeqir Ymeri”, aty ku vlonjatët nuk kanë marrë asnjëherë rezultat pozitiv. Pozitat në klasifikim i bëjnë ata të luftojnë fort që të mos dalin pa pikë dhe morali në skuadrën kuqezi është i lartë.
Për të mos shpërqendruar ekipin, drejtuesit kanë vendosur që gjatë këtyre ditëve asnjë person në ekip të mos prononcohet për mediat. Ky vendim bëhet i ditur nga ana e klubit vlonjat me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
“Për shkak se java në vijim është tejet e rëndësishme për ecurinë dhe objektivat e sezonit, klubi ka vendosur që skuadra të kalojë në heshtje shtypi. Kërkojmë mirëkuptimin nga tifozët, shtypi i shkruar dhe viziv”, shkruhet në njoftimin e bërë.