Idriz Batha, ka shkruar në profilin e tij në instagram disa fjalë dedikuar heroit të mbrëmjes, Alban Hoxhës. Mesfushori i Partizanit nuk arriti të ishte në fushë për 90 minuta pas një dëmtimi gjatë ndeshjet. Megjithatë shokët e tij, ja kanë dalë më së miri teksa kanë zbatuar me përpikmëri edhe detyra e lëna nga Sormani për gjirokastritin.
” Përqafimi i dashurisë për shoqërinë dhe përqafimi i pasionit për lojën që është më shumë se jeta e një futbollisti… I madh Alban Hoxha! Deri para ndeshjes ishte thjesht kapiten i madh, tani është një legjend”, shkruan Batha.
Siç duket të dy lojtarët e Partizanit kanë një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin, dhe paraqitja e mrekullueshme e Hoxhës ka bërë gjirokastritin të shkruajë këto fjalë të bukura për shokun e tij.
- Postimi i Bathës në Instagram
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.