Partizani arriti të fitonte në transfertë kundër Skënderbeut me rezultatin 2-1. Të kuqtë dominuan takimin për gjatë gjithë 90 minutave dhe falë Ekuban, ata u kthyen në kryeqytet me 3 pikë. Heshtja pllakosi stadiumin, ku në pjesën e dytë tifozët korçarë nuk po reagonin më.
Megjithatë përpos takimit në fushën e blertë, kryetifozi i Skënderbeut, Ilir Vrenozi ka pasur një takim miqësor me presidentin e Partizanit, Gaz Demi. Vrenozi shfaqet me numrin 1 të klubit të kuq në tribunën e stadiumit “Skënderbeu” dhe shkruan: “Me Gaz Demin… presidentin e Partizanit, kundërshtarë në fushë, por miq në tribuna”.