Një foto e rallë është publikuar pak minuta më parë në Facebook në faqen "Tirona".
Selman Stërmasi, legjenda bardheblu, gjatë kryerjes së një ushtrimi në kërcim së larti në fushën e "Shallvareve". Fotoja është shkëputur nga libri "Sporti Shqiptar 1900-1946" me autor Ilir Dojka.
Në vitin 1934, Selman Stërmasi vendosi rekord në kërcim së larti 1.71 metra.
Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Tiranës njihet si një nga ikonat bardheblu, ndërsa stadiumi i 24 herë kampionëve të vendit ka marrë emrin e tij në nderim të kontributit që Stërmasi ka dhënë për klubin më të titulluar në vend.
Poll